Shitet bar-restorant në Durrës, me sipërfaqe totale 132,75 m². Lokali është i mobiluar plotësisht dhe i gatshëm për të filluar aktivitetin, me pajisje dhe mobilje të reja të përshtatura për një bar-restorant. Ofron 2 banjo të ndara për përdorim nga klientët dhe stafi. Hapësira është e bollshme dhe e organizuar mirë, duke krijuar një ambient komod dhe tërheqës për klientët. Ky lokal është i përshtatshëm për bare, restorante, kafe ose aktivitete të ngjashme dhe mund të shfrytëzohet menjëherë pa nevojë për investime shtesë.