Shitet apartament 2+1+2 në zonën e Malit të Robit!
Ky apartament i sapo rinovuar ndodhet në katin 0 të një pallati të mirëadministruar dhe ka një sipërfaqe të brendshme prej 76m² dhe sipërfaqe totale prej 100m². Apartamenti ka dy dhoma gjumi, dy tualete dhe ofron kushte moderne dhe komoditet të plotë. Pozita e tij është ideale, me akses të lehtë në plazh dhe infrastrukturë të mirë, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të jetuar ose për investim.
Çmimi i apartamentit është 100,000 Euro. Për më shumë informacion ose për të programuar një vizitë, na kontaktoni!