Shitet Garsoniere në Kompleksin “SUN SEA”, Golem – Kavajë Garsonierja ndodhet në katin e parë banim të kompleksit rezidencial “SUN SEA” në zonën e Golemit, Kavajë. Ka një sipërfaqe totale prej 47.51 m², nga të cilat 34.71 m² janë sipërfaqe neto, 6.61 m² ballkon dhe 6.19 m² sipërfaqe e përbashkët. Objekti është në ndërtim dhe përfundon në vitin 2027. Ndërtimi realizohet me cilësi të lartë sipas standarteve europiane. Kompleksi ndodhet shumë pranë plazhit të Golemit dhe ka akses të lehtë nga rruga kryesore. Garsonierja përbën një mundësi shumë të mirë investimi, veçanërisht për qiradhënie sezonale gjatë sezonit turistik. Çmimi i shitjes është 57,000 euro.