Shitet Apartament 1+1 në Kompleksin ”SUN SEA”, Golem – Kavajë Apartamenti ndodhet në katin e parë banim të kompleksit rezidencial “SUN SEA” në Golem, Kavajë. Ka një sipërfaqe totale prej 81.09 m², nga të cilat 56.62 m² janë sipërfaqe neto, 12.90 m² ballkon dhe 10.57 m² sipërfaqe e përbashkët. Çmimi i apartamentit është 98,000 euro. Objekti është në ndërtim dhe pritet të përfundojë në vitin 2027. Ndërtimi po realizohet me cilësi të lartë sipas standarteve europiane. Kompleksi ndodhet shumë pranë plazhit të Golemit dhe ka akses të lehtë nga rruga kryesore. Ambienti është i qetë dhe i përshtatshëm për banim familjar apo investim turistik. Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë, ju lutemi na kontaktoni.