Shitet Apartamenti në ndërtim në zonën e Golemit, Kavajë, brenda kompleksit “Sun Sea”. Objekti është në ndërtim dhe përfundon në vitin 2027, me cilësi të lartë ndërtimi sipas standardeve europiane. Apartamenti ndodhet në katin e 1 banim dhe ka një sipërfaqe totale prej 64.94 m². Sipërfaqja neto është 44.27 m², sipërfaqja e ballkonit është 12.20 m² dhe sipërfaqja e përbashkët është 8.47 m². Prona ndodhet shumë pranë detit dhe është pjesë e një ndërtimi të ri, cilësor dhe të aksesueshëm nga rruga kryesore. Është një mundësi shumë e mirë investimi, veçanërisht për qëllime qiradhënieje gjatë sezonit turistik. Çmimi i shitjes është 78,000 euro.