Shitet apartament 1+1 në zonën bregdetare të Durrësit, vetëm 30 metra larg detit.
Apartamenti ndodhet në katin e dytë të një ndërtese të mirëadministruar dhe ka një sipërfaqe totale prej 60m², nga të cilat 53m² janë sipërfaqe e brendshme. Pozicionimi i tij në një nga zonat më të frekuentuara turistike e bën këtë pronë ideale si për pushime familjare, ashtu edhe për investim në qira afatshkurtra.
Prona është e investuar me kujdes në çdo detaj dhe ofron komoditetin dhe relaksin që kërkoni gjatë ditëve të pushimit.
Dokumentacioni është i rregullt me certifikatë pronësie .
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në apartament, ju lutemi na kontaktoni.