Shitet apartament 1+1 pranë zonës së Kazazit, Durrës.
Apartamenti ndodhet në katin e 8 (jo i fundit) të një ndërtese të pajisur me ashensor, duke ofruar qetësi dhe ndriçim natyral gjatë gjithë pasdites falë orientimit nga perëndimi.
Sipërfaqja totale është 62 m² dhe përfshin një dhomë gjumi, një sallon të bollshëm së bashku me këndin e gatimit, një tualet dhe një ballkon.
Ndodhet në një zonë të zhvilluar dhe të kërkuar, pranë institucioneve arsimore, dyqaneve dhe linjave kryesore të transportit urban.
Ambienti është i përshtatshëm si për banim, ashtu edhe për investim.
Çmimi i kërkuar është 85,000 euro, me mundësi negocimi.
Dokumentacioni është i rregullt.