Shitet Apartament 2+1 në Lagjen 16
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 83 m² dhe ndodhet në katin e dytë të një pallati ekzistues, në një nga zonat më të preferuara të qytetit, Lagjja 16. Ky apartament është i mobiluar dhe ofron kushte komode dhe të gatshme për banim.
Me një shpërndarje funksionale, apartamenti përfshin një dhomë gjumi matrimoniale, një dhomë gjumi për fëmijë, një sallon të gjerë dhe të ndriçuar natyrshëm, si dhe një kuzhinë të pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për një jetesë të rehatshme. Banjo është moderne dhe e kompletuar me materiale cilësore.
Pozita e tij e shkëlqyer dhe mundësia e qasjes së lehtë në rrugët kryesore, e bëjnë këtë apartament një mundësi ideale për ata që kërkojnë një ambient të qetë dhe praktik për jetesë.
Për më shumë informacion dhe për të organizuar një vizitë, ju lutem na kontaktoni!