Shitet super vilë 2-katëshe në Valamar Residence. Vila ka një sipërfaqe ndërtimi prej 210 m² dhe një sipërfaqe turalli prej 500 m². Ajo është totalisht e investuar dhe e mobiluar me materialet më të mira, duke ofruar kushte komode dhe moderne.
Vila ka pamje fantastike të detit dhe ndodhet vetëm 3 metra nga brezi i parë i detit, duke ofruar një ambient të qetë dhe relaksues. E pozicionuar në një zonë të kërkuar, kjo vilë është ideale për ata që kërkojnë luks, privatësi dhe afërsi me detin. Çmimi i kërkuar për këtë pronë është 950,000 euro.