إقامة
غرف نوم
الحمامات
حول هذه القائمة
Shitet apartament 1+1 në Malin e Robit, i pozicionuar në katin e 8-të të një rezidence moderne me standarde bashkëkohore ndërtimi. Apartamenti ka sipërfaqe neto 61,50 m², sipërfaqe të përbashkët 12,30 m² dhe sipërfaqe totale 73,80 m², me organizim të rregullt dhe funksional të ambienteve të brendshme.
Prona organizohet në sallon ndenjeje me ambient gatimi, 1 dhomë gjumi, korridor shpërndarës dhe tualet. Vlera e shtuar e këtij apartamenti është veranda, e cila ofron hapësirë ideale për relaks, kënd pushimi apo ambient të jashtëm privat.
Pozicionimi në kat të lartë siguron ndriçim natyral, ajrim të mirë dhe privatësi, ndërsa vendndodhja në një zonë të preferuar bregdetare e bën këtë pronë shumë të favorshme si për banim ashtu edhe për investim afatgjatë.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni për të organizuar një takim.